Fjalët e një prindi ndaj fëmijës

This article is in Albanian language

Nëse një ditë do më shohësh plak .. nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij të vishem… ki durim.Kujto kohën që kam kaluar për të ta mësuar. Nëse kur flas me ty të përsëris gjithmonë të njejtat fjalë, mos më ndërprit… dëgjomë…Kur ishe i vogël duhej të të tregoja cdo natë të njejtën përralë që të flije… Kur nuk dua të lahem, mos bërtit… Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori  sepse nuk doje të laheshe… Kur të shohëh mosdijen time mbi teknologjinë e re, kij durim dhe më ndihmo… Mos më shih me atë buzëqeshje ironike por kujto sa kohë m’u desht të të mësoja a b c… Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend, më jep kohë dhe mos u nervozo.Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them por nevoja për të qenë gjithmonë… Kur këmbët e mija të mos më shërbejnë më, mos më trajto sikur të isha një barrë për ty… Më ndihmo njësoj sic bëra unë kur ti ishe i vogël..Kur them që dua të vdes, mos u mërzit…Një ditë do e kuptosh cfarë më shtynte ta thoja… Do kuptosh që pavarsisht gabimeve të mia, kam kërkuar më të mirën për ty, që gjithënjë jam munduar të të ndihmoj… Më jep pak kohë, më jep pak durim, më jep një shpatull në të cilën unë të qaj ashtu si ti e ke bërë shumw herë…Më ndihmo të ec, më ndihmo të mbaroj ditët e mija me dashuri dhe durim… Në këmbim unë do të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund që  gjithënjë kam pasur për ty… të dua shumë dhe do të lutem gjithënjë për ty..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s