Unicef Innovations Lab Kosovo

Se pari dua te tregoj se qka eshte Unicef Innovation Lab Kosovo ” Laboratori i Inovacioneve i UNICEF-it në Kosovë kultivon inovacionet për të mirën e rinisë së Kosovës. Projektet ‘Nga të rinjtë për të rinjtë’ janë rast për rininë e Kosovës që të ndikojnë në jetën e tyre dhe në jetën e bashkëmoshatarëve të tyre. Qendra e dizajnit ndërton inovacionet teknologjike për institucionet e Kosovës që punojnë në emër të rinisë dhe fëmijëve “.

Per here te pare ndegjova per Unicef Innovations Lab Kosovo pasi qe u takova me Prabhas Pokharel. Takimi i pare ishte ne konferencen vjetore qe organizohet nga FLOSSKSoftware Freedom Kosova, ai ne konference erdhi per te ligjeruar me temen “Open Source and Innovation in Kosovo”. Konferenca ishte 2 ditore ku ne mbremjen e dites se pare, pas darkes se konferences vendosem te dalim per nga nje birre ku prezent ishim une, Prabhas Pokharel, Tomeu Vizoso dhe James Mayton, dhe ky ishte fillimi i krijimit te shoqerise me Prabhas -in. Pas disa kohesh une fillova te perkthej Beginners Guide te OpenStreetMap ne faqen e tyre wiki.openstreetmap.org/Beginners_Guide. Gjate kohes qe une perktheja isha prezent gjate gjithe kohes edhe ne IRC ne dhomen e #flossk. Ku pas disa bisedave qe ndodhem mes meje, Prabhas Pokharel dhe James Micheal DuPont doli idea per te krijuar nje doracak per OpenStreetMap, ku me mbeshtetjen e Prabhas Pokharel dhe te Unicef Innovations Lab Kosovo u be e mundur realizimi i ketij doracaku qe mund ta gjeni ketu.

” OpenStreetMap Krijoni harten tuaj “

Pasi disa kohesh erdh edhe kohe per Innovations Caffee – n e pare e cila ishe jo aq e kendshme ne fillim, sepse moti ishte me shi, ishte ftohet, duhet te shkoja direkt mbas pune, mirpo pasi qe arrita ne vendin ku do te mbahej takimi ishte krejt ndryshe nga ajo e fillimit, njoha njerez te rinje dhe shume te entuizamuar per idet te cilat ishin nga me te ndryshmet si projekti “Ku me votu” qe eshte realizuar nga FLOSSK, “ Krijoni harten tuaj ne OpenStreetMap ” realizuar nga une, si dhe shume ide tjera.

Innovationcaffee

Ndoshta do te ishte mire sikur ne gjdo Innovation Caffee qe isha prezent te beja fotografi por kete se bera.  Ne Innovations Caffee – n e #3 me radhe e cila u mbajte ne zyret e Unicef Innovations Lab Kosovo u prezentua ne menyre vizuale realizimi perfundimtar i projektit Ku me Votu. Ishte nje web aplikacion ku ju mund te kerkonit ne baze te emrit, mbiemrit, dates se lindjes dhe komunes per te treguar ku do te votonit ju, pra ne cilen qender te votimit por pjesa shtes dhe e mire e ketij aplikacioni ishte se juve do te kishit parasysh edhe harten dhe vendndodhjen e qenders se votimit ku ju duhet te votonit.

100_1383100_1382100_1381100_1378100_1379100_1380

Innovations Caffee vazhdonin. Ndersa kenaqesite me Innovations Lab vazhdojne, nder ato qe dua te permend eshte pjesemarrja e pare e imja ne Radion Blue Sky, ku si teme ishte prezentimi I Unicef Innovations Lab Kosovo si dhe prezentimi i projekteve te cilat po realizoheshin me ndihmen e Unicef Innovations Lab Kosovo. Biseden tone ne radio mund ta gjeni ketu. Inovation Radio Blue Sky by Inthenameofmine

Ndersa ketu dua t’ju listoj projektet qe jane duke u realizuar dhe jane realizuar ne Unicef Innovations Lab Kosovo:

  1. Stop Smoking, Start Breathing

  2. Festari 2011

  3. Solidarity, humanity, Integrity

  4. People with Disability in our Society

  5. Playful Mouse

  6. Alternative Youth Cultural Center

  7. Be Part of the Cultural Heritage

  8. Health Education of Youth

  9. Human and Health

  10. DokuKids Animatori Workshop

  11. Glocal

  12. With your Country in the Background

  13. My City has Colors

  14. Rockin’ Hood

  15. Kosovo Wind Gardens

  16. Short Documentary

  17. Together

  18. Prishtina Bus Transportation Web site

  19. Creative Corner, 7Arte

  20. Mapping Public Facilities of Kosovo

  21. Our Environment

  22. International Roma Day

  23. Recycle smART

  24. Gjakova, the city of ancient culture and heritage

  25. Hip Hop Hurray

  26. E-career Guidelines

  27. Art Gallery for Blind and Visually Impaired Students

  28. Syri Yne


  29. Say No to Plastic Bags

  30. Our City in 3D

  31. Handbook: Make your own maps

  32. Follow the Stars

  33. KuMeVotu.info

Ndersa gjate shkrimit te kesaj liste mjaft te gjate te prejekteve qe jane realizuar ose jane duke u realizuar, dua te veqoj projektin Syri Yne – i cili si qellim kishte krijimi e librave te universitet ne formatin audio qe do ti ndihmonte studenteve te verber te Universitetin te Prishtineste kishin me te lehte leximin dhe mesimin nga ata libra.

Ndersa tani erdhi radha te tregoj inspirimin time per shkrimin e ketij blog post, i cili erdhi fal Aladdin Shamoug i cili beri nje prezentim dje ne Unicef Innovations Lab Kosova per projektin qe kishte realizuar para disa kohesh te quajtur Fermers. Farmers = Food and Agriculture Realtime Messaging and Reporting System, nje sistem i zhvilluar per raportimin ne kohe reale permes sms “mesazheve” telefonike per te gjeneruar, analizuar dhe shperndarjen e sigurt te informacionit per ushqimin. Ngjarja e djeshme me shtyri te mendoj ne lidhje se qka do te ndihmonte shtetit tone Kosoves nje kesij lloj sistemi, nese edhe ju keni ndonje ide per kesij lloj sistemi mos hezitoni dhe te shpjegoni ne Innovations Caffen e radhes….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s