Open Datathon Albania – Hackathon Tirana 2011

Si nje aktivist i Free/Libre and Open Source Software nuk mund te mos merrja pjese ne Hackathon – in e pare qe organizohet ne trojet Shqiptare, ne Tirane te Shqiperise, organizuar nga Open Data Albania.

Pasi qe ky hackathon eshte quajtur Open Datathon une vendosa te merrja pjese me nje ide ku shfrytezova dy burime te te dhenave te hapura, si OpenStreetMap dhe Instat (Institutit te statistikes se Repulikes se Shqiperise) pra ideja ishte kombini i te dhenave gjeografike dhe atyre tabelara, dhe ne fund mund te fitonim hartat demografike te vitit 2001 dhe 2009, dhe ato mund ti shfrytezonin per qellime analizash ne mes te ketyre dy viteve. Ne vazhdim do te shihni prezentimin time qe kam pregaditur per punen qe kam bere per kete projekt.

Datathonalbania-page-001

OpenStreetMap krijon dhe ofron te dhenat gjeografike te hapura siq jane hartat rrugore per kedo qe deshiron ti perdor. Projekti ka filluar sepse shumica e hartave qe ju mendoni jane te lira kane nje ligj ose kufizime teknike ne perdorimin e tyre, mbajne mbrapa njerzit per perdorimin e tyre ne menyre kreative, produktive etj..

Datathonalbania-page-002

GEOFABRIK, eshte nje vegel e krijuar nga zhvillues Gjerman per te dhenate hapura gjeografike siq eshte projekti OpenStreetMap. Ata krijojne shape files, .osm, harta dhe ofrojne zgjedhje per hartat e web – it ne menyra te ndryshme.Nga kjo vegel (nese mund ta quaj ashtu) une morra .osm te te dhenave gjeografike qe gjenden ne OpenStreetMap per Shqiperine.

Datathonalbania-page-003

Ne vazhdim kam prezentuar te gjithe informata ose te dhenat qe jane ne OpenStreetMap per Shqiperine.

Datathonalbania-page-004

Me pas mua me duhej ti filtroja te dhenat per te marruar vetem kufinjte administatrative te Shqiperise, pasi per iden time me duheshin vetem kufinjte administrative per regjione ose si nihen ne Shqiperi si qarqe. Per te bere kete une perdora nje komandline aplikacion te quajtur OSMFilter, qe me mundsonte te merrja vetem kufinjte administrative te Shqiperise, ne kete slide ju gjithashtu mund te shihni edhe komanden qe une kam shkruar per ti filtruar te dhenat e OSM.

Datathonalbania-page-005

Perseri une perdora te njejtin aplikacion per ti marrur vetem kufinjte administrative por kesaj radhe une filtrova te dhenat pasi qe fitova ne filterimin e pare. Pra ne filtrimin e dyte une fitova ate qe edhe deshiroja. (Ndonjeri nga ju mund te thote se nese ka mundesi qe me nje filtrim te fitoje rezultatin, pergjigja ime do te ishte po mund ta beshe ate, nuk ka asnje problem. Mirepo une shkoja ne ato hapa qe pjesemarresit te kishin me te qarte se qka deshiroja une te beja).

Datathonalbania-page-006

Pasi qe kisha verzionin final te dhenave mua mu desh ti editoja edhe ca te dhenat .osm file, qe te mund ti perdorja edhe si shape file ne vazhdim, kete e bere gjithashtu me nje Open Source aplikacion qe quhet QGIS (Quantum GIS). Mirpo ketu une do te doja te falemnderoja te gjithe kontribuesit per keto te dhena qe gjeta ne OSM, dhe te beja nje kerkes qe te fillojme te fusim edhe te dhena te reja, apo edhe ti editojme ato egzistuese, sepse ne rastin time pash te dhena qe nuk ishin edhe mjaft te mira, pra kisha pas deshire qe numri i zhvilluesve dhe perdoruesve te OSM te ritej ne viset Shqiptare sa me shume qe te jete e mundur.

Datathonalbania-page-007

E gjithe kjo pune nuk do te kishte kuptim pa publikimin e te dhenave per popullsine nga Instat (Instituti i Statistikave te republikes se Shqiperise), te cilet ne nje publik ne formatin .xls (Excel Format) kishin publikuar te dhenat per numrin e popullsise qe nga viti 2001 – 2010 nese nuk jam gabim me vitet, gjithashtu ne keto te dhena gjithashtu une verejta qe kishte te dhena qe tregonin edhe se sa meshkuj apo femra ishin ne ate Qark.

Datathonalbania-page-008

Me pas mua mu desh perseri te perdor aplikacionin QGIS per te edituar shape files qe kisha gjeneruar me heret per kufinjte administrative te qarqeve ne Shqiperi, dhe duhet qe ne ato shape files te shtoja te dhenat e Instat per numrin e popullsise per vitin 2001 dhe per vitin 2009.

Datathonalbania-page-009

Pas gjenerimit final te gjithe te te dhenave une perdora web aplikacionin GeoCommons per te krijuar hartat qe mund te analizoheshin per levizjen e popullsise nga viti 2001 ne 2009.

Datathonalbania-page-010

Ndersa ne tri slide te fundit ju mund te shihni screen shots te hartave qe jane gjeneruar si rezultat i kesaj pune, ne slide e pare ju mund shihni numrin e popullsise ne total per vitin 2001 dhe 2009. Ne slide e dyte ju do te shihni numrin e popullsise se gjinise mashkullore per vitet e larte cekura dhe gjithashtu ne slide – in e trete ju do te shihni numrin e popullsise per vetet 2001 dhe 2009. Keto harta jane gjeneruar nga GeoCommons dhe pra ngjyra ndryshon kur ndryshon edhe numri i popullsise ne nje rajon, pra ngjyra shkon duke u zbehur kur dhe numri i popullsise bjen.

Datathonalbania-page-011
Datathonalbania-page-012
Datathonalbania-page-013

GeoCommons une nuk e perdora vetem per te krijuar keto imazhe, mirpo kjo harte gjindet online dhe mund te perdoret nga gjdo kush ne menyre te lire gjithashtu edhe te dhenat mund te perdoren ne menyre te lirshme te dhenat mund te shkarkohen ne GeoCommons.org direkt ose mund te shkarkohen gjithashtu edhe ne kete link ne archive.org . Ne vazhdim keni te bashkangjitur (embedded) harten ne GeoCommons, dhe ne kete harte ju mund ti perdorni edhe filters qe jane anarsh per ti filteruar te dhenat ne baze te numrin te popullsise, popullsise meshkuj ose femra.

Prezentimi komplet gjithashtu mund te gjindet edhe ne slideshare.net.

Ketu mund te gjeni videon qe eshte gjiruar gjate kohes se prezentimit ne Tirane .

 

 

One thought on “Open Datathon Albania – Hackathon Tirana 2011

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s