Category Archives: Free Software and Open Source

I am member of Free Software and Open Source Kosova and I would like all my experience with Free Software and Open Source to share with you ..

TechTalk – Kartografimi me QGIS, Publikimi me GeoServer

tech_talk3_sqNë TechTalk e tretë të organizuar nga Unicef Innovation Lab Kosovo dhe FLOSSK isha ligjërues me temën ‘Kartografimi me QGIS, Publikimi me GeoServer‘.

Në pjesën e parë, temat që shpjegova ishin:

– Si të merren dhe shtohen të dhënat në QGIS;
– Si të shqyrtohen atributet e të dhënave tuaja gjeografike;
– Si të bashkohen të dhënat private me ato publike;
– Si të lidhen fotografitë më të dhënat tuaja gjeografike;
– Si të ndryshohet dizajni i hartës tuaj;
– Si ta printoni hartën tuaj;

Në pjesën e dytë, shpjegova për GeoServer: cka është ai, formatet e fajllave që mund të shfrytëzohen me GeoServer, publikimi i tyre ne web dhe do ta demonostrojë këtë me dy shembuj:

1. Do të ndërtohet me anë të GeoServer një hartë me orthophoto mbi të cilën do të vendosen të dhënat e vektorizuara nga OpenStreetMap.
2. Si të përdoret GeoServer që të krijohet një Web Map Service (WMS) server për editimin e OpenStreetMap me anë të orthophoto-ve nga GeoServer.

One Laptop Per Child Kosova

This article is in Albanian Language

Kjo fotografi tregon se One laptop per child është projekt që është duke u zhvilluar edhe në gjuhën shqipe. Zhvillimi i këtij projekti është përkthimi i sistemit operativë Sugar që mund ta ndihmoni këtu në përkthim në gjuhë shqip.

Nga 8 projekte 3 janë të kompletuar në përkthim ato janë:

  1. Fructoce 0.84
  2. OLPC Content
  3. OLPC Software.

Nëse e shikojmë nga aspekti se sa është përkthyer ky projekt në tërësi atëherë vërejmë se është përkthyer rreth 47%.

Ju nuk do të thotë që të ndihmoni vetëm OLPC në përkthimin e software – it ju gjithashtu mund të përktheni edhe në faqen e wiki-t për sugar këtu në gjuhë shqipe.

Pasi po shkruaj këtë artikull pë OLPC atëherë desha tju njoftoj së në San Francisco nga 22-24 tetorë 2010 do të mbahet samiti për OLPC për më shumë informata klikoni këtu.

Apo niqini në rrjetet shoqërore:

@olpcsf twitter
@olpcsf identi.ca
olpc-sf Facebook

Mozilla Day në Gjakova

This article is in Albanian Language

Për herë të parë në Kosovë, organizata FLOSSK organizon Mozilla Day në qytetin e Gjakovës. Prezentues ishin Heroid Shehu, Jon Berisha dhe Endrit Vula. Heroidi prezentoj Mozillën, dhe projektet e saj. Ja dhe prezentimi i Heroidit.

Endrit Vula vazhdoj të prezentoj se si të instalohet Firefox, ndërsa Joni tregon më shumë rreth Add-ons dhe Jetpack.Ndiqini prezentimin e Jonit.

Dhe ja disa fotografi nga Mozilla Day Gjakovë …

This slideshow requires JavaScript.

Për më shumë foto klikoni këtu.