Libri – Book: OSM Krijoni harten tuaj

Ky libër është punuar nga unë, dhe një pjesë e madhe  e ekipit të FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova, i sponzoruar nga Unicef Innovation Lab Kosovo . Në këtë libër do të gjeni informacione të ndryshme nga ato si

  1. Qka është OpenStreetMap dhe pjesë historike të zhvillimit të OpenStreetMap që në libër është ne Kapitullin e parë dhe quhet Hyrje në OpenStreetMap
  2. Pastaj Fillimi me OpenStreetMap që është pjesa ku ju do të gjeni informacionet se si të përdorni OpenStreetMap – in, krijoni llogarinë tuaj dhe të editoni informacionet që kanë të bëjnë me ju
  3. Duke e ditur që shumica e hartës së OpenStreetMap është ndërtuar nga GPS trace, unë mendova se do të jetë e udhës që të mund të merrni gjithashtu disa informacion për GPS – Global Positioning System se si punohet me të apo edhe informacione të tjera
  4. Ndërsa pjesa e katër e këtij libri i kushtohet komplet, programeve apo aplikacioneve të cilat mundësojnë editimin e OpenStreetMap, këto do të gjeni një numër të madh të aplikacioneve nga ato Desktop App e deri tek ato Mob App, por dy prej tyre kanë një informacion të detaizuar se si të përodrim apo të bëjmë ndryshime në OpenStreetMap
  5. Ndërsa pjesa e fundit është pasi ti fusim, vizatojmë të dhënat ne duhet ti etiketojmë ato se qfarë paraqet ajo vijë apo ajo pikë, pra informacionet bazike të etiketimin.

Këtu mund të shkarkoni librin ” OpenStreetMap Krijoni harten tuaj “.

Ndërsa këtu më posht do të gjeni gjithashtu komplet librin i cili është vendosur në platforma të ndryshme.

Leave a comment